Site icon Telegrafi

Fondet për inovacion në Maqedoni nën hetim të Prokurorisë Themelore Publike

Shumë debat pati për ndarjen e fondeve për inovacion në Maqedoni dhe kjo i ka ra në vesh Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) në Maqedoni që tashmë ka vendosur që të hetojë këtë rast.

Në mesin e kompanive që kishin fituar grante ishin edhe kompani ku aksione kanë zv.kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Koço Angjushev dhe deputeti i LSDM-së, Hari Llokvenec, të cilët kanë fituar fond për inovacion me bashkëinvestim prej 10 milionë denarë, apo 160.000 euro, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Prokuroria ka marrë hapa që të kontrollojë faktet në këtë lëndë për të vlerësuar ndonjë veprimtari kundërvajtëse në konkursin e hapur për financim të projekteve të planit për zhvillim ekonomik – shtylla e tretë” thuhet në njoftimin e PTHP-së.

Për këto fonde, dy zyrtarët e pushtetit, Angjushev dhe Llokvenec gjatë ditës së djeshme thanë se do të kërkojnë nga partnerët e kompanive që të heqin dorë nga këto fonde. /Telegrafi/

Exit mobile version