Site icon Telegrafi

Fondet pensionale arrijnë në 1 miliard e 574 milionë euro

Rreth 1.6 miliard euro ka arritur shuma e mjeteve që ka grumbulluar deri më tash Fondi i Sigurimeve Pensionale të Kosovës e ku shumica e këtyre mjeteve edhe më tutje gjenden jashtë shtetit.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) deri në qershor të 2017, sektori pensional shënoi rritje të përshpejtuar vjetore të aseteve prej 15.8 për qind.

Vlera e përgjithshme e aseteve të sektorit pensional arriti në 1.54 miliard euro që paraqet sektorin e dytë më të madh në sistemin financiar me 27,7 për qind të aseteve.

Sipas BQK-së, rritja e aseteve të sektorit pensional kryesisht mund t’i atribuohet rritjes së kontributeve të reja dhe kthimit në investime gjatë kësaj periudhe, shkruan Zëri.

“Vlera e arkëtimeve të reja arriti në 77.2 milionë euro krahasuar me vlerën prej 74.3 milionë eurosh në qershor të 2016. Vlera e arkëtimeve të reja të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK-së) arriti në 77 milionë euro, ndërsa ajo e Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve (FSKP-së) arriti në 244.3 mijë euro”, thekson BQK-ja./Telegrafi/

Exit mobile version