Site icon Telegrafi

Fondacionit Humanitar Golden Eagle dhe Koperativa Show marrëveshje për ndërtimin e shtëpive

Reality Show “Kooperativa” dhe Fondacioni “Golden Eagle” kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për nisjen e projektit televiziv me qëllim humanitar.

Drejtuesi i Fondacionit “Golden Eagle”, Shaqir Palushi ka zyrtarizuar marrëveshjen me dy prezantuesit e Reality Show “Kooperativa”.

Gent Efendia dhe Adriana Matoshi do ta prezantojnë projektin që do të fillojë më 5 qershor dhe do të zgjasë për gati dy muaj.

Ky projekt ka identifikuar familje që jetojnë në pjesë të ndryshme të Kosovës në kushte të mjerueshme, duke përzgjedhur njërën prej tyre se cilës do t’i mundësohet që përmes një transmetimi televiziv 24 në 7, t’i ndërtohet një shtëpi e re me të gjitha orenditë dhe pajisjet e nevojshme.

Me ndërtimin e kësaj shtëpie do të udhëheqin ekipet profesionale të arkitektëve dhe ndërtuesve të cilët do t’i asistojnë 18 banorë që përzgjidhen si konkurrentë në këtë Reality Show.

Programi do të ketë mjaftueshëm pjesë argëtuese të cilat do ta bëjnë më relaksuese përcjelljen e jetës së këtyre banorëve në ndërtim të shtëpisë.

Banorët do të jenë të moshave të ndryshme dhe do të përzgjidhen nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.

Bashkëpunimi kryesorë në realizimin e këtij projekti që mban vulën e “Kooperativa”do të jetë kompania e dëshmuar në mbështetje të projekteve humanitare “Golden Eagle”.

Gjatë nënshkrimit të këtij bashkëpunimi, që u bë në mes tëpërfaqësuesve të dy kompanive, Shaqir Palushi nga Fondacioni “Golden Eagle” dhe Genti e Adriana nga “Kooperativa”, u tha se ky projekt është i pari i këtij lloji në rajon dhe si i tillë pritet të ketë vëmendjen e madhe të teleshikuesve.

“Golden Eagle gjithmonë ka mbështetur projektet humanitare dhe ky format i gjetur nga Kooperativa duket të jetë mjaft me vend me çka pritet edhe solidarizim më i madh i popullatës për familjet në nevojë”, deklaroi Palushi.

Ndryshe, mbrëmja kryesore e javës përfshirë eliminimin e banorëve në Reality Show “Kooperativa” do të nis transmetimin më 5 qershor, e hënë, nga ora 20:30 në RTK1, ku po ashtu do të keni mundësinë t’i shihni përmbledhjet ditore, ndërkohë që programi që do të transmetojë për 24 orë çdo ditë jetën e banorëve përbrenda këtij kampusi do të transmetohet në RTK4.

Pjesë e Reality Show “Kooperativa” do të jenë edhe shumë personazhe të dashura për publikun, emrat e të cilëve do t’i zbulojmë më vonë. /Telegrafi/

Exit mobile version