Telegrafi

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur në Maqedoni shënoi 25 vjetorin e themelimit të sajë

Në konferencën e sotme me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, i cili u mbajt në Muzeun e Artit Bashkëkohor, fokusi ishte në temën “A ka një shans për një shoqëri të hapur në Maqedoni?”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në konferencë morën pjesë aktivistë të shumtë të shoqatave civile, si dhe përfaqësues të institucioneve që kaluan fjalimin e hapjes në mëngjes nga Maja Bojaxhievska, kryetare e Bordit të Drejtorëve të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur Patrick Gaspar, Kryetar i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur dhe Zoran Zaev, Kryetar i Qeverisë.

“Për më shumë se 25 vjet, Fondacioni Shoqëria e Hapur, Maqedonia, ka qenë e përkushtuar në krijimin e një shoqërie dinamike dhe tolerante në të cilën qytetarët janë të fortë, aktivë dhe të përfshirë dhe autoritetet janë përgjegjëse dhe të hapura për bashkëpunim. FSHH ka investuar më shumë se 145 milionë dollarë për të përmirësuar jetën e qytetarëve nëpërmjet mbështetjes së vazhdueshme të iniciativave që mundësojnë arsimim dhe shëndetësi të mirë, sundim të ligjit, respektim të të drejtave të njeriut, pluralizmin në media dhe lirin e fjalës”, tha Karanfilova Panovska. /Telegrafi/