Fondacioni që menaxhon pasurinë e Michael Jackson i detyrohet Quincy Jones, producentit historikë të yllit pop, 9,4 milionë dollarë për “Billie Jean”, “Thriller” dhe arritjet e tjera të mëdha të “Mbretit të Pop”.
Vendimin e mori gjykata e Los Anxhelos, në referencë të mospagesës së të drejtave të Jones për të përdorur muzikën e prodhuar nga ai në filmin “This Is It” dhe dy shfaqjet e Cirque du Soleil, shkruan Tgcom 24, transmeton atsh.
Sipas avokatit Jones, klienti i tij kishte të drejtë për rreth 30 milionë dollarë, ndërsa fondacioni që menaxhon pasurinë financiare të Jackson donte t’i jepte 392 mijë.
Arsyeja për kontestimin u përfaqësua nga dy kontratat e nënshkruara nga Jackson dhe Jones në vitin 1978 dhe 1985, që përfshinin, ndër të tjera, se producenti i “Mbretit të Pop-it” kishte një pjesë të të ardhurave neto të çdo prodhimi video (videoshow) të këngëve të realizuara prej tij. Në këtë pikë, fondacioni që përfaqëson Jackson nënvizonte se për videoshow kuptohej vetëm për videoklipet e këngëve , jo filma dokumentarë ( pikërisht si “This Is It”), por gjykata e Los Angeles kishte mendim të kundërt.
“Padia nuk ishte kundër Michael, por për të mbrojtur integritetin e punën që kemi bërë së bashku. Edhe pse shuma nuk është ajo që unë doja i jam mirënjohës jurisë që votoi në favorin tim. Unë e konsideroj këtë jo vetëm një fitore personale, por një fitore për të drejtat e artistëve “, theksoi Jones.
Super-fitimet e yjeve që kanë ndërruar jetë – “Mbreti i Pop-it” , tetë vjet pas vdekjes së tij në 25 qershor 2009, është ai që “fiton” më shumë në mesin e artistëve të vdekur. Forbes, në vitin 2016, ka përpiluar një klasifikim dhe në krye të kësaj liste renditet për të katërtin vit radhazi pikërisht Michael Jackson, pasi perandoria e tij muzikore mbetet një fuqi e vërtetë e biznesit botëror. Pas këngëtarit, është karikaturisti i njohur Charles Schulz dhe lojtari i golfit Arnold Palmer; nuk mungojnë gjithashtu Elvis Presley, Prince, Bob Marley dhe John Lennon.