Ke qenë kreativ këtë vit? Tani është momenti yt. Fondacioni MDA ka hapur dyert për idetë e reja dhe inovative. Koha për aplikim është e limituar, prandaj nxito dhe apliko. Shndërro ëndrrën tënde në realitet.
“Unë e konisderoj vetën të privilegjuar që isha pjesë e grupit të parë në inkubatorin e bizneseve në Fondacionin MDA. Përveç faktit që jam avansuar shumë personalisht dhe profesionalisht, tani kam filluar edhe me aktivitetet e para të zhvillimit të biznesit. I inkurajoj të gjithë ata që kanë ide inovative të aplikojnë. Suksese!” Agon Pajaziti – Ad Box
Fondacioni MDA është themeluar në vitin 2012 me qëllim të rritjes së punësimit tek të rinjtë duke stimuluar krijimin dhe rritjen e ndërmarrjeve të reja. Misioni i Fondacionit MDA është të nxit një revolucion sipërmarrës në Kosovë, si dhe të ndihmojë rindërtimin e ekonomisë në zhvillim.
Njëri nga themeluesit e Fondacionit MDA, Driton Dalipi thekson: “Jemi në kërkim të ideve që ofrojnë një produkt apo shërbim të ri, te eksportueshem dhe që refkekton një problem apo kërkesë të tregut. Diçka që mund të gjeneroj të hyra vetanake të qëndrueshme. Një ide që e arsyeton investimin fillestar. Mirëpresim ide të cilat nuk janë të kufizuara në kohë apo në hapësirë. Sugjerohen aplikuesit që të mendojnë jashtë kutive. Shanset janë që do të përzgjedhen idetë që na befasojnë me kreativitet e që nuk I kemi ndëgjuar më parë në Kosovë.”
Fondacioni MDA ka dizajnuar inkubatorin e biznesit përmes së cilit ofron përkrahje të vazhdueshme në burime dhe shërbime për ndërmarrësit e rinj. Financimi i ideve të përzgjedhura do të bëhet përmes rrjetit të ndërmarrësve kosovarë – të njohur si investitorët engjuj – të cilët pas vlerësimit të ideve do të kenë të qartë se cilat ide kanë potencial për të pushtuar tregun.
Jemi shumë të ngazëllyer të fillojmë fazën e re. Ju dëshirojmë suksese të gjithë aplikantëve të rinj. Vizito www.mda-foundation.org për më shumë informata.
Artikull i sponsorizuar