Site icon Telegrafi

Fondacioni IPKO shënon Ditën Ndërkombëtare të Vajzave

Për të njohur sfidat me të cilat ballafaqohen vajzat, në vitin 2011, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) shpallën 11 Tetorin si Ditën Ndërkombëtare të Vajzave. Kjo datë festohet në mbarë globin me shumë aktivitete që kontribuojnë në shënimin e datës.

Për vitin e dytë me radhë, Fondacioni IPKO shënon këtë ditë në Kosovë duke mbledhur vajza nga shkolla fillore që vijnë nga e gjithë Kosova për të marrë pjesë në punëtori të organizuar nga BoneVet dhe jCoders. Punëtoritë e Elektronikës dhe Energjisë së Ripërtërishme me littleBits, Kodimin e robotit me mBot dhe Scratch, Makey Makey Invention, dhe Hyrja ne ueb programim, kanë për qëllim ngritjen e kuriozitetit tek vajzat në fushën e teknologjisë.

Pjesë e kësaj dite do të jetë edhe një prezantim inspirues rreth karrierës dhe suksesit nga Blerta Thaçi, themeluese e Vajzat Koduese të Kosovës.

Blerta do të flasë për eksperiencën e saj në këtë fushë dhe sukseset e arritura deri me tash. Kjo ditë do të përmblidhet me ndarjen e certifikatave për vajzat pjesëmarrëse.

Exit mobile version