Edhe Fondacioni humanitar “Avni Hyseni” i është bashkangjitur iniciativës për të forcuar Ushtrinë e Kosovës.
Përmes një njoftimi ky fondacion tregon se ka ndarë 10 mijë euro për “Fondin e Sigurisë”.
Fondacioni thotë se vet Avni Hyseni ka qenë luftëtarë dhe i ka shërbyer atdheut e ushtrisë sonë çlirimtare.
“Ky donacion vjen si nevojë urgjente dhe obligim njerëzor, human dhe kombëtar nga secili prej nesh që atdheu ta ketë mundësinë e një ushtrie ashtu siç ishte edhe qëllimi deri në flijim i dëshmorëve të Kombit shqiptar”.
“Fondacioni Humanitar Avni Hyseni që ndërlidh ngushtë aspektin human dhe kombëtar po i përgjigjet thirrjes për mbështetje të FSK-së me shumen e 10.000 euro Ushtrinë e Kosovës sepse forcimi i Ushtrisë është jetik, pa Ushtri nuk ka siguri e as ardhmëri dhe në të gjithë pa dallim dhe në bazë të mundësive e kemi obligim qe ti përgjigjemi”, thuhet tutje në njoftim./Telegrafi/