Fondacioni Humanitar “Golden Eagle” pas disa kampanjave të suksesshme të realizuara gjatë vitit 2015, duke ndihmuar në sfera të ndryshme, ka filluar përsëri më datën 03.03.2016 kampanjën e re ku për çdo produkt të shitur Relax ndan nga 5 cent, për spitalet e Pediatrisë në qytetin e Prishtinës, Prizrenit dhe Gjilanit.
“Ky fondacion me një përkushtim të palodhshëm për periudhën 24 ditore ka arritur të mbledhë shumën prej 18,088.20 eurove, shumë e cila u arrit për një kohë shumë të shkurtër duke iu falënderuar të gjithë konsumatorëve të cilët kontribuan në këtë kampanjë me blerjen e produkteve Relax”.
“Kampanja do të vazhdoj deri më datën 30.04.2016 ku shpresojmë që të mblidhet shuma e planifikuar për investim në këto spitale”, thuhet në njoftimin e “Golden Eagle”.