Telegrafi

Fondacioni “Golden Eagle”, thotë se dikush po keqpërdor emrin e tyre duke kërkuar fonde

Fondacioni “Golden Eagle”, përmes një njoftimi ka shprehur shqetësimin, se dikush po keqpërdor emrin e tyre duke kërkuar fonde, dhe ndihma të tjera.

“Fondacioni “Golden Eagle”, ka marr informata, se kohë pas kohë, disa persona, kanë kërkuar ndihma në emër të fondacionit “Golden Eagle””.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të mos bien pre e këtyre mashtruesve, pasi që këtë persona duke shfrytëzuar imazhin e fondacionit janë paraqitur në mënyrë të rrejshme të qytetarët, për të kërkuar ndihmë, apo për të ndarë gjoja ndihma në emër të fondacionit apo kompanisë Frutex”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ata thonë se Fondacioni të gjitha iniciativat për ndihma i ka publike dhe fondet i siguron vetëm nga shitjet e produkteve të kompanisë Frutex.

“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, që nëse ndonjë person paraqitet në emër të fondacionit për të kërkuar ndihmë të mos ndihmojnë të njëjtit dhe të lajmërojnë organe kompetente”, thuhet në fund./Telegrafi