Në kuadër të kampanjës për ndërtimin e shtatë shtëpive Fondacioni “Golden Eagle’ të shtunën i dorëzoi çelësat e shtëpisë së re, familjes së Ismet Bajqinovcit nga Komuna e Klinës.
Kjo është shtëpia e shtatë që ky fondacion e ka ndërtuar në kuadër të kampanjës shtatë shtëpi për familjet në nevoje ne Kosovë. Gjithashtu është bërë edhe renovimi i tërësishëm i apartamentit të aktorit Çun Lajçit, duke çuar vlerën totale të donacionit në 160 mijë euro.
Puna dhe përkushtimi i Fondacionit “Golden Eagle” u konkretizua me një kampanjë shumë të suksesshme, e cila u realizua deri fund.
Fondacioni “Golden Eagle” është themeluar ne vitin 2015 nga Kompania ‘Frutex’ nga Theranda. Ky fondacion është munduar që në çdo vite të ndihmojë shtresa të ndryshme sociale. Në kuadër të këtij fondacioni janë ndarë donacione për institucione shëndetësore, bursa për studentë si dhe shtëpi për familje në nevoje vlera e këtyre shkon mbi 300 mijë euro. /Telegrafi/