Telegrafi

Fondacioni ‘Golden Eagel’ me fushatë humanitare për fëmijët me kancer

Fondacioni “Golden Eagel” ka lansuar një fushatë për të mbledhur donacione për fëmijët e sëmurë nga kanceri. Ky fondacion ka ndarë për fillim 10 mijë euro. Pjesë e kësaj  fushade do të jetë  edhe Kompania “Frutex” e cila do të ndajë nga 2 centë për çdo produkt të shitur të Relax.

Drejtuesi i Fondacionit Humanitar “Golden Eagel”, Shaqir Palushi tha se qëllimi i kësaj fushate është sensibilizimi i opinionit.

“Kemi paraparë që të mbajmë tri koncerte humanitare në tre qytete të ndrysmë të Kosovës një turne në Basketboll i cili do të mbahet në Qytetin e Suharekës, dhe aktivitete të tjera. Shitja e të gjitha biletave nga këto organizime do të shkojë për fëmijët e sëmurë nga kanceri. Pjesë e kësaj kampanje janë këngëtaret Shkurte Fejza, Remzije Osmani, aktori Çun Lajçi si dhe basketbollisti Dardan Berisha”, ka treguar Palushi.

Ai tha se presin që pjesë e kësaj kampanie ti bashkohen kompani dhe njerëz të tjerë vullnetmirë.
Fushata do të zgjasë dy muaj dhe të gjitha mjetet e grumbulluara do të shkojnë për nevojat për ultrazë medikamente dhe materiale të cilat përdoren për kryerjen e analizave të cilat mungojnë shpesh .

Ndryshe Fondacioni “Golden Eagel” është themeluar ketë vit, e qëllimi i tij, është të kontribuojë në projekte humanitare. /Telegrafi/