Site icon Telegrafi

Fondacioni “Agim Lluka”, i dhuroi një fond librash të përzgjedhur bibliotekës “Hivzi Sulejmani” të Prishtinës

Aktiviteti i përvitshëm i 15 Shtatorit i Fondacionit “Agim Lluka”, u kremtua me dhurimin e disa prej librave më të përzgjedhur për Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë.

Gjatë këtij aktiviteti Drejtori i përgjithshëm i Bibliotekës, Munish Hyseni, mbajti një fjalë rasti për kontributin e të ndjerit z.Agim Lluka gjatë kohërave të vështira për vendin tonë në vitet 90-ta, si dhe për kontributin e të ndjerit në sferën e arsimit në vendin tonë.

Lemane Lluka, drejtoreshë e fondacionit, u shpreh se, fondi për synim ka pasurimin e bibliotekave me tituj të ndryshëm librash. Dhe, ky rrugëtim nuk do të ndalet, por do të vazhdoj edhe më tej në dhurimin e librave për institucionet e ndryshme kulturore.

Librat e dhuruara i përkasin kryesisht fushës letrare për fëmijë dhe të rritur, por edhe fushave tjera dhe së shpejti do të janë në duart e lexuesve të bibliotekës për huazim dhe lexim.

Roli i Agim Llukës mbetet i madh në zhvillimin e jetës letrare, arsimore e kulturore edhe në sistem paralel, duke e vënë shtypshkronjën Dukagjini në dispozicion të rrethanave të kohës së okupimit në shërbim të institucioneve të Kosovës.

Agim Lluka ndërroi jetë në tetor të vitit 2021./Telegrafi/

Exit mobile version