int(1) Fond për zhvillimin e bujqësisë - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Fond për zhvillimin e bujqësisë

Kryeministri Hashim Thaçi dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, deklaruan të mërkurën, se në Kosovë ekziston një stabilitet i qëndrueshëm ekonomik e financiar, pavarësisht krizës globale financiare, ndërkaq u dakorduan për formimin e një fondi të veçantë për ndihmuar bujqësinë kosovare.

“Edhe pse është viti më i rëndë sa i përket krizës financiare, ne jemi të sigurt se Kosova do ta ruajë trendin pozitiv të zhvillimit ekonomik. Jemi në konsultim edhe me FMN dhe Bankën Botërore, me mekanizmat tjerë përkatës ndërkombëtarë dhe me hapat që kemi ndërmarrë mund të them se Kosova është nga shtetet më së paku të ndikuara në rajon, sa i përket krizës”, tha Thaçi. 

Përfaqësuesi i ProCerit Bankës, Philip Sigwart e quajti të qëndrueshme gjendjen në sistemin bankar. “Sistemi bankar po vazhdon të përmbushë detyrën e tij për financimin e bizneseve në Kosovë”, tha ai, sipas të cilit, duhet menduar për mënyrat e financimit të sektorit të bujqësisë.

Ndërsa Hashim Rexhepi, drejtor i Bankës Qegrafindrore tha se janë marrë të gjitha veprimet dhe masat për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe stabilitetit e sistemit bankar të Kosovës.

“E informuam se sistemi bankar i Kosovës vazhdon të jetë stabil dhe të ketë rritje të mëtejshme…,ndikimet e krizës financiare dhe ekonomike ndërkombëtare në sistemin bankar të Kosovës, ndërkaq nuk janë duke u ndier dhe sistemi bankar i Kosovës është duke ecur në rrugën e tij të qëndrueshme”, tha Rexhepi. /telegrafi/ 

Exit mobile version