Telegrafi

Fond kompensimi për klientët

Vendimi i Santanderit vjen në të njëjtën javë kur avokatët spanjollë ngritën padi kundër kësaj banke në shtetin e Floridës.

Ata thonë se Fondi Optimal i Santanderit në Shtetet e Bashkuara, tregoi neglizhencë dhe nuk bëri vlerësimin e duhur përpara se të investonte në fondin e administruar nga Bernard Maddof.

Skema e kompensimit është vetëm për investitorët individualë privatë.

Bankat dhe institucionet e tjera investuese që pritet të humbin edhe një miliardë e gjysëm dollarë nga ky vendim i Santanderit, nuk do të jenë të përfshirë në këtë skemë.

Bernard Maddof u arrestua për mashtrim financiar në dhjetor. Ai akuzohet se ka drejtuar një skemë piramidale 50 miliardë dollarëshe ku paratë e investitorëve të rinj përdoreshin për të paguar fitimin e investitorëve ekzistues dhe jo për të blerë aksione apo për t’i investuar gjetkë.

70 vjeçari Madoff mund të dënohet deri me 20 vjet burgim nëse shpallet fajtor. /bbc/