Telegrafi

Fond emergjent për mbrojtjen e Eurozonës

Herman von Rumpey, theksoi se duhet të jenë gjithmonë të gatshëm për çfarëdo situate të papritur që mund të krijohet, për të siguruar stabilitetin në Eurozonë.

Vendimi u mirëprit edhe prej Presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, i cili e vlerësojë ketë si një ditë të madhe për Europën

Gjatë vitit 2010, kredi me vlerë 185 miliard euro iu akorduan Greqisë dhe Irlandës për të zbutur krizën në këto vende, por zërat për një kolaps të Spanjës kanë shkaktuar rënien e monedhës euro në bursë.

Nëse një fond emergjence do të krijohet, ai besohet se do të ketë një vlerë prej 750 miliardë eurosh. Ky fond sipas zyrtarëve të BE-së do të jetë i disponueshëm në çdo moment për secilin vend të Eurozonës që do të ketë nevojë për kredi. /Telegrafi/