Vendi i parë i festivalit të 33-të “Folk Fest Vallandovë” do të merr 1500 euro, vendi i dytë 1000 euro dhe vendi i tretë 750 euro. Kjo sot u kumtua në konferencë për shtyp, me rastin e festivalit i cili do të mbahet më 24 dhe 25 maj në Vallandovë.
Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, tha se “Folk Fest Vallandovë” është manifestim i rëndësishëm për muzikën popullore të Maqedonisë. Ai shtoi se për dallim nga herët e kaluara duhet të rritet cilësia e festivalit dhe vlerësohen autorët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qasja që do ta ndërtojmë është tërësishtë e ndyshme nga ajo që kemi parë në vitet e kaluara në disa festivale muzikore, ku janë paguar 20 mijë euro ose 10 mijë euro për vendin e parë, shuma që kanë shkaktuar klientalizëm, korrupsion, ndërsa në disa raste opinioni me ditë është marrë edhe me thashethemet për mashtrime gjatë votimeve”, tha Allagjozovski.
Cvetanka Laskova, këshilltare për kulturë e kryeministrit Zoran Zaev, tha se detyra e saj në këtë qeveri është që nga festivali të dalin këngë që do të dëgjohen në të ardhmen./Telegrafi/