Telegrafi

Folatet dhe vitamina B6 mbrojnë zemrën

Në krahasim me konsumimin e ulur, sasitë e larta të acidit folik dhe vitaminës B6 ndihmojnë edhe meshkujt duke ulur rrezikun e pamjaftueshmërisë së zemrës te ata.

Hulumtimet e shkencëtarëve japonezë nuk kanë arritur të nxjerrin ndonjë lidhje të vitaminës B12 dhe zvogëlimit të rrezikut nga vdekja. Studimi i tyre ka zgajtur rreth 14 vite.

Besohet se konsumimi i acidit folik dhe vitaminës B6 ul nivelin e homocisteinës në gjak, niveli i rritur i të cilës llogaritet si faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, dhe në këtë mënyrë shfaqet edhe efekti mbrojtës i tyre, bëjnë të ditur autorët. /Telegrafi/