Telegrafi

FOL ’08 kërkon funksionalizimin e Sekretariatit të KQZ-së

Ky institucion – sipas FOL ’08, është organi kyç për organizimin e zgjedhjeve.

“Zgjedhjet e ardhshme, të parat në Kosovën e pavarur, janë test i vërtet për demokracinë e vendit. Është e domosdoshme që institucionet dhe partitë politike të mbështesin funksionalizimin e Sekretariatit të KQZ-së”, theksohet ndër të tjera në komunikatën e kësaj organizate.

Aksioni qytetar FOL’08 kërkon nga Kuvendi i Kosovës të jetë garantues i pavarësisë së Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe partitë politike të mos i politizojnë institucionet e pavarura.

“Rikujtojmë se FOL’08 më 21 shtator 2008 ka reaguar ndaj vonesave në emërimin e Kryeshefit Ekzekutiv të Sekretariatit të KQZ-së për shkak se shtyrjet kanë dëmtuar këtë institucion dhe janë indikacion i rëndësishëm i ndërhyrjeve politike në këtë emërim. Për më shumë, edhe raporti i fundit i OSBE-së ka alarmuar mungesën e kapaciteteve teknike dhe njerëzore të KQZ-së për ti organizuar zgjedhjet e ardhshme”, përfundon komunikata. /Telegrafi/