Telegrafi

Fokus: OBRM-PDUKM së pari do ta mbrojë fitoren, pastaj do të mendojë për partnerët e koalicionit

OBRM-PDUKM ende nuk ka menduar për fillimin e bisedimeve me ndonjë parti politike për të formuar koalicionin që do të drejtojë qeverinë e re dhe do të pritet të përfundojë procedura para Gjykatës Administrative dhe të sigurohet që vullneti zgjedhor i votuesve nuk do të ndryshohet dhe fitorja e tyre të konfirmohet, përcjell Telegrafi Maqedoni nga e përjavshmja Fokus.

“Momentalisht OBRM-PDUKM është e fokusuar në mbrojtjen e vullnetit të shprehur në mënyrë të qartë të shumicës së qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe besimin që i’a dhënë programit të partisë në pushtet dhe kryetarit Nikolla Gruevski. Prioriteti kryesor është për të parandaluar vjedhjen dhe falsifikimin e zgjedhjeve të vepruara nga shumica e qytetarëve. Pasi OBRM-PDUKM do të arrijë të ketë sukses në arritjen e këtij hapi të madh demokratik dhe do të marrë mandatin për të formuar qeverinë, do të ndërmarrë hapat e duhura drejt realizimit të programit dhe projektet që ishin premtuar dhe mori mbështetje nga qytetarët”, tha Ivo Kotevski, zëdhënësi i OBRM-së, për Fokus.

Aktualisht nuk ka bisedime, as edhe nuk jemi të njohur me qëndrimet e partive të tjera, u përgjigj Kotevski në lidhje me deklaratën e Bujar Osmanit, zëdhënësit të partisë së Ali Ahmetit se BDI do të koalicionojë vetëm me atë parti që do të jetë gati për të përmbushur pesë premtimet që kishte bërë për elektoratin shqiptar gjatë fushatës zgjedhore.

BDI premtoi zyrtarizimin e gjuhës shqipe, barazi të plotë ekonomike (alokim proporcional të buxhetit), plotësisht të zbatojnë rekomandimet e Priebe, PSP të ketë mandat deri në hyrjen e Republikës së Maqedonisë në NATO, anëtarësim në NATO, konsensus vendim-marrjeje në të gjitha çështjet e rëndësishme politike. /Telegrafi/