Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, para takimit të GV për Reformën në Administratën Publike, u takua me shefin e Njësisë së BE-së për Kosovën në Komisionin Evropian, David Cullen.
Ministri Yagcilar, u shpreh mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin në modernizimin e administratës publike nga ana e Komisionit Evropian, që është një ndihmë e madhe edhe në mbështetjen e procesit të reformës së administratës të Kosovës, të forcimit të përgjegjësisë, efektivitetit dhe efikasitetit në punë.
Sipas njw komunikate tw MAP, në takim u fol edhe për ecurinë e procesit të Strategjisë së Modernizimit të Administratës Publike, për rëndësinë e menaxhimit të financave publike, të burimeve njerëzore, llogaridhënien, interoperabilitetin, qasjen në shërbime administrative, për qytetarët dhe bizneset.
Në këtë plan u vu në pah edhe përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe roli i Ministrisë së Administratës Publike në këtë drejtim. Collen, gjatë këtij takimi, punën e deritanishme e ka vlerësuar si punë shumë të mirë.
Ministri Yagci lar dhe Cullen u dakorduan për konkretizimin e bashkëpunimit në zbatimin e Strategjisë së Modernizimit të Administratës Publike. /Telegrafi/