Telegrafi

Foka kërceu në barkë për t’i shpëtuar grupit të balenave (Video)

Familjarët që po lundronin në det në Shtetet eë Bashkuara, janë befasuar kur një fokë befas ka kërcyer në barkën e tyre.

Ajo ka qëndruar rreth gjysmë ore në barkë, në përpjekje që të shpëtojë nga grupi prej 12 balenave që prisnin ta hanin, transmeton Telegrafi.

“Meriton edhe kjo të jetojë”, ka thënë njëri prej të pranishmëve, që shikonte sipërfaqen e detit derisa u larguan grabitqarët.

Videoja e postuar më poshtë e tregon fokën e frikësuar, ndërsa qëndron në hapësirën e ngushtë barkës. /Telegrafi/