Një grup turistësh kanë qenë dëshmitarë të një lufte të ashpër, që është zhvilluar mes një oktapodi dhe fokës 120 kilogramëshe.
Conner Stapley kishte filmuar betejën 20 minutëshe, mes oktapodit dhe fokës në ishullin Kaikoura në pjesën jugore të Zelandës së Re, transmeton Telegrafi.
28-vjeçari ishte udhëheqës i një grupi të turistëve që kishin ardhur të kënaqen me kajaket e tyre në ujërat e bregut jugor në Kaikoura, kur befasisht para syve të tyre u shfaq një fokë gjigante e cila e ndanë në dy copë oktapodin që synonte ta kishte si specialitet për “drekë”.
“Ishte një moment që shumë rrallë mund të shihet. Dhe natyrisht se kjo ka ndodhur gjatë udhëtimit tonë në Zelandën e Re”, ka deklaruar Cooner. /Telegrafi/