Youssouf Fofana mund të quhet i Milanit, edhe pse kanë mbetur edhe disa detaje deri te zyrtarizimi i tij.
Mesfushori francez i cili luan te Monaco ka qenë dëshira kryesore e trajnerit Paulo Fonseca për mesfushën, por klubet nuk kanë gjetur ende gjuhë të përbashkët.
Monaco vazhdon të insistojë në 25 milionë euro për lojtarin kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2025.
Në anën tjetër Milani nuk është në gjendje të ofrojë më shumë se 20 milionë, pasi prej kohësh ka marrëveshje me lojtarin.
L’Equipe ka zbuluar se Fofana ka refuzuar katër klube të mëdha pasi dëshira e tij e vetme është Milani.
Manchester United, Tottenham Hotspur, Liverpool dhe Atletico Madrid ishin në gjendje të paguanin shumën e kërkuar nga Monaco, por Fofana ka refuzuar duke pritur Milanin.
Mediat e ndryshme evropiane kanë raportuar se drejtuesit e Monacos dhe Milanit po vazhdojnë diskutimet dhe gjatë 48 orëve të ardhshme mund të vije zyrtarizimi. /Telegrafi/