Telegrafi

Foden: Nëse City fiton ligë, atëherë do ishim një nga ekipet më të mira në botë

Phil Foden (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Manchester Cityt, Phil Foden, thotë se lojtarët e dinë se mund të bëjnë histori këtë sezon duke fituar titullin e Ligës Premier.

Skuadrës së Pep Guardiolas i kanë mbetur edhe katër ndeshje, ndërsa deri më tani kanë 86 pikë, një më shumë se Liverpooli që ka një ndeshje më shumë.

“Nëse e arrijmë, atëherë njerëzit do të fillojnë të mendojnë se ne jemi një nga ekipet më të mira në bot”, ka thënë Foden.

Lexo po ashtu Van Dijk i dërgon mesazh Unitedit para ndeshjes me Cityn

“Nuk mund të isha në një ekip më të mirë. Çdo lojtar dëshiron të jap maksimumin për ekipin dhe jemi të pandalshëm me atë sjellje”.

“Kur fituam ligën ishim dukshëm më të mirë, por tani jemi më të mirë pasi kishim një sfidë të vërtetë, dikush po konkurron për ne”, shtoi lojtari. /Telegrafi/