Telegrafi

Foden: Man City nuk merr merita mjaftueshëm për sukseset

Phil Foden mendon se Manchester City nuk merr merita mjaftueshëm edhe përkundër nivelit dhe lojës që tregon.

City i rikthehet aksionit në Ligën Premier kundër Evertonit të mërkurën pasi sapo ka fituar Kupën e Botës për Klube.

“Ne i kemi fituar të pesë trofetë, por tani puna nuk ka përfunduar. Ne e kemi bërë këtë, por duam ta bëjmë përsëri”, ka thënë fillimisht Foden.

“Ju të gjithë e dini se sa të mira janë kohët kur fitojmë gjëra dhe si festojmë dhe duam sërish këtë ndjenjë”.

Lexo po ashtu Manchester City kampion i botës për klube, “shkatërron” Fluminensen në finale

“Jemi gjithmonë të uritur për të vazhduar të fitojmë, kështu që kjo është ndeshja dhe kur luan për Manchester Cityn nuk ndalet. Gjithmonë duhet të fitosh”.

“Unë nuk mendoj se ka merita të mjaftueshme. Është jashtëzakonisht e vështirë dhe kaq kërkuese, të luash lojën çdo tre ditë dhe nga gjithë ajo përpjekje të thuash që e kemi bërë këtë është shumë mirë”.

“Është hera jonë e parë që mund të fitojmë një dhe duhet të sigurohemi që nuk është hera e fundit”.

“Ne duam të vazhdojmë të ndërtojmë mbi këtë. Tani që e kemi fituar, e dimë se çfarë duhet dhe do të kemi përvojën për herën tjetër kur të shkojmë në fazat e mëvonshme. Shpresoj që ne të vazhdojmë të ecim si klub dhe të përmirësohemi”, përfundoi ylli anglez. /Telegrafi/