Franco Foda është duke folur në konferencë për shtyp për grumbullimin e muajit nëntor.
Dardanët do t’i zhvillojnë dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, ku përballen me Rumaninë në udhëtim dhe presin Lituaninë.
Pozita e parë është ende e arritshme dhe për këtë është i vetëdijshëm Franco Foda, por duhet që ta mposhtin Rumaninë në udhëtim me tre gola diferencë.
Përzgjedhësi i Kosovës ka thënë se vendi i parë është i arritshëm derisa shtoi se ka pritur gola më shumë nga futbollistët.
“Vendi i parë është akoma i arritshëm, por duhet njëherë ta mposhtim Rumaninë. Në tri ndeshjet e fundit jam përgjithësisht i kënaqur me ekipin, por jo edhe aq pasi është dashur të shënojmë më shume gola”, deklaroi Foda.
Ai foli edhe për ftesën që i bëri Zymer Bytyqit, me sulmuesin anësorë që ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit me CSKA Sofjen duke shënuar një gol e duke asistuar në dy të tjerë.
“Ishte opsion edhe Hazrollaj, megjithatë vendosa për Bytyqin pasi e njoh dhe po bënë shumë mirë me skuadrën e tij duke shënuar gola e duke asistuar”, deklaroi Foda. /Telegrafi/