Telegrafi

Foda thotë se Kosova luan për dy fitore në dy ndeshjet e tetorit

Franco Foda ka dalë në konferencë për media për të folur për dy ndeshjet që Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvilloj në muajin tetor.

Dardanët do të ndeshen fillimisht me Lituaninë në udhëtim më 12 tetor dhe tre ditë më vonë presin Qipron në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Përzgjedhësi Foda ka folur për objektivat që ka Kosova në këto dy sfida.

“Nëse duam ta fitojmë këtë grup duhet që t’i fitojmë të dyja këto ndeshje”, tha fillimisht Foda.

“Fillimisht kemi disa ide dhe do ta shohim gjatë stërvitjeve se s’i do të luajmë me dy apo me një sulmues”.

“E rëndësishme është të kemi posedimin e topit dhe së bashku si grup të fitojmë ndeshjet”, deklaroi fillimisht Foda. /Telegrafi/