Site icon Telegrafi

Foda thotë se e njeh shumë mirë lojën e trajnerit të Rumanisë

Kosova do të përballet me Rumaninë në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve.

Trajneri Franco Foda ka thënë se e njeh shumë mirë kundërshtarin, por që është ankuar mes tjerash në kushtet e stadiumit “Fadil Vokrri”.

“Deri tani kemi pasur shumë lojëra jashtë vendit. Tani kemi lojën në vend. Këto dy tri ditët e fundit kemi ushtruar me ekipin së bashku shumë mirë dhe jemi përgatitur shumë mirë për lojën e nesërme”, ka thënë fillimisht trajneri Foda në konferencë për media.

“Siç kam potencuar edhe më herët. Miqësoret kanë përfunduar dhe nuk kemi kohë për të provuar. Kemi shumë alternativa, më shumë se në lojërat e kaluara. Kemi Fisnik Asllanin e Elvis Rexhbecajn. Po punojmë intensivisht për t’i fituar ndeshjet e Ligës së Kombeve”.

“Elvisi është mesfushor i disa pozitave. Atë mund ta përdorim në pozita të ndryshme, është lider, agresiv. Me përvojën tek Augsburgu, do t’i sjellë skuadrës shumë të mira”.

“Sikur për ekipin ashtu edhe për mua si trajner është hera e parë që po luajmë në këtë fushë të re. Deri tani nuk kishim lojë në shtëpi. Tani do ta kemi të parën. Hapësira nuk është në mënyrën perfekte. Nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme. Por jemi në shtëpi, kemi tifozët, dhe dëshirojmë të japim në këtë lojë energji të re”.

“Lucescun e njoh shumë mirë. Ne analizën e kemi bërë dhe kemi përgatitje shumë të mirë. Rumaninë e kam përcjellë në Kampionatin Evropian. E ka trajnerin e ri. E njoh nga e kaluara. E kemi studiuar mirë lojën e Rumanisë. Jemi përgatitur maksimalisht”.

“Krasniqi dhe Rrahmani kanë luajtur në Rumani. Ata kanë luajtur në ekipet e tyre. Kanë kaluar në Sparta Pragë. Kanë bërë hapin e radhës. Astrit Selmani ende është në Rumani. Ne në ekip i kemi diskutuar të gjitha detajet për lojën e rumunëve. I dimë thuajse gjitha detajet se si luan Rumania në sulm e në mbrojtje”, ka thënë mes tjerash selektori i Dardanëve. /Telegrafi/

Exit mobile version