Site icon Telegrafi

Fobitë e mëdha të yjeve të njohura

Të gjithë dimë shumë gjëra rreth yjeve, por nuk i dimë disa fobi që ata kanë. Ata mund të jenë të bukur, të pasur dhe të famshëm ose edhe persona vërtet të rëndësishëm të Hollywoodit, por njëkohësisht kanë edhe pika të dobëta, e madje frika të mëdha, të cilat i ndalojnë të mendojnë në mënyrë racionale.

Vitet e shumta para kamerave nuk u kanë mjaftuar që të mësohen me shtirjen para jetës reale. Kafshët e buta, fluturat, delfinët, dyert rrotulluese të lokaleve publike ose edhe çamçakëzë shkaktojnë fobi të te disa yje të shoubizit, transmeton KP.

Adele është e terrorizuar nga pulëbardhat. Frika e saj i ka fillesat në fëmijëri, kur një nga këto shpendë e ka sulmuar për t’ia ngrënë akulloren.

Nicole Kidman i ka frikë fluturat! Nuk ka frikë nga gjarpërinjtë ose nga minjtë, por ky lloj insekti e terrorizon.

Oprah Winfrey i pengon çamçakëzi. Moderatorja e famshme gjatë regjistrimeve nuk dëshiron të shohë askënd duke përtypur një të tillë.

Cameron Diaz ka thënë për Time Magazine se nuk i duron dot dorezat e dyerve. Aktorja ka vendosur që t’i hapë portat me bërryl për të shmangur prekjen e tyre, prej frikës nga bakteret. Në shtëpinë e saj bravat e dyerve pastrohen në mënyrë strikte, ndërsa duart i lanë më shumë herë në ditë.

Dama Helen Mirren, aktorja e çmimit të parë Oskar për “The Queen”, ka frikë të flasë në telefon dhe të gjithë me të përdorin SMS.

Exit mobile version