Site icon Telegrafi

Fobi nga burrat

Britanikja Emily Day (26) është ende e virgjër pasi vuan nga frika e tmerrshme sa herë i afrohet një burrë, shkruan The Sun.

Fobia e saj quhet androfobi. Ajo tha se i ka pasur frikë burrat tërë jetën e saj por as ajo vetë nuk e di se si filloi e tërë kjo.

“Ende jam e virgjër dhe nuk jam lesbike, femrat nuk më tërheqin seksualisht”, tha Emily.

Por kur takohet sy me sy me një burrë ajo nuk mund t’i shpëtojë frikës që e kaplon. Një problem i tillë vjen zakonisht si pasojë e ndonjë lloj keqtrajtimi, por jo në rastin e Emilys.

“Asnjë burrë kurrë nuk më ka bërë asgjë të keqe dhe as që më ka lënduar. Thjesht kam frikë prej tyre”, thotë Emily.

Ajo është rritur në një familje pa burra dhe dyshon se ky është burimi kryesorë i problemit të saj.

“Babai u nda nga nëna kur isha gjashtëvjeçare dhe më prej asaj kohe se kam parë”, rrëfeu Emily.

Ajo kujton se për herë të parë ka ndier frikën nga burrat në moshën 13 vjeçare. Këtë problem së pari ia rrëfeu së ëmës në moshën 14 vjeçare. Ajo e dërgoi te mjeku i cili i sugjeroi një terapi psikologjike dhe stërvitje të frymëmarrjes për ta mposhtur frikën. Arriti të dilte në disa takime por kurrë nuk ka puthur asnjë djalë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version