Site icon Telegrafi

FNSH dhe Shqiponjat në Nikël e Tapizë, 100 efektivë në kërkim të kriminelëve

Mëngjesin e së shtunës forca të shumta policore kanë zbarkuar në zonat e Niklës dhe të Tapizës.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se në këtë aksion marrin pjesë disa grupe të FNSH dhe të Shqiponjave.

Të njëjtat burime konfirmojnë se aksioni po vijon në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave me precedentë penal dhe të shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për më shumë se 100 efektivë që kanë nisur kontrollet që nga ora 5 e mëngjesit në këto zona.

Po kontrollohen disa biznese dhe banesa ku dyshohet se mund të fshihen kontigjent kriminal.

Ndryshe, një ditë më parë u zhvillua një aksion i ngjashëm në zonë, ku u shoqëruan disa persona.

Kujtojmë se aksionet vijnë në vazhdën e kontrolleve pas ngjarjes së disa ditëve më parë në Larushkë ku si pasojë e një atentati mbeti i vrarë një person ndërsa u plagosën dy fëmijët e Gentjan Bejtjas. /Euronews/Telegrafi/

Exit mobile version