Site icon Telegrafi

Fenomen i pazakontë, tërmeti ngriti tokën për 10 centimetra në Durrës

Agjencia e njohur italiane “Ansa” ka zbuluar një fakt të pazakontë në lidhje me situatën pas tërmetit në Shqipëri.

Sipas kësaj agjencie, tërmeti 6.4 ballë që tronditi vendin mëngjesin e së martës ka shkaktuar ngritjen e tokës me rreth 10 centimetra afër qytetit të Durrësit. Këtë fakt e tregon sateliti Sentinel-1 i programit evropiane të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), i cili ka analizuar të dhënat, raportojnë mediat shqiptare.

Harta e marrë nga satelitët e Evropian Sentinel tregon deformimin e tokës siç ka ndodhur në tërmetet vitit 2009 në L’Aquila apo në 2012 në Emilia Romagna. Platforma Geohazard-tep, e zhvilluar nga ESA bëri një krahasim të imazheve të marra nga satelitët para dhe pas tërmetit.

Krahasimi midis dy pamjeve bëri të mundur marrjen e një interferogrami, domethënë hartën e zhvendosjes së tokës.

Exit mobile version