Telegrafi

FMN me zyrë të re rajonale për Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi dhe Shqipërinë

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të hapë zyrë të re rajonale të një përfaqësuesi rezident për të forcuar marrëdhëniet me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me seli në Vjenë, zyra e re do të ndihmojë në ruajtjen e marrëdhënieve të ngushta me katër vendet, si dhe me donatorët, institucionet ndërkombëtare, duke përfshirë Bankën Botërore dhe qeverinë Austriake, e cila është një partner i rëndësishëm tregtar dhe zhvillimi për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Zyra e re do të drejtohet nga Stephanie Ebele, e cila aktualisht është kreu i misionit të FMN-së për Kosovën. Ebel më parë ka punuar në Ukrainë, Greqi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Do të mbikëqyrë ekipet vendore në zyrat ekzistuese në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, të cilat do të vazhdojnë të punojnë”, thuhet në deklaratën e FMN-së.

Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, të cilat kanë programe aktive me FMN, do të ngelin me përfaqësuesit e tyre./Telegrafi/