Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj ka mbajtur takim me përfaqësuesit e zyrës së Fondi Monetar Ndërkombëtar në Kosovë (FMN), Ruud Vermeulen dhe Selim Thaçi, të cilët fillimisht uruan drejtorin Murtezaj për pozitën e re.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin që do të zhvillohet për gjatë këtij viti, për të cilin përfaqësuesit nga FMN thanë se do të vazhdojnë ta mbështesin ATK-në në zhvillimin dhe avancimin e fushave me rëndësi, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale.
Nga ana tjetër, drejtori Ilir Murtezaj ka falënderuar përfaqësuesit e FMN-së për mbështetjen e deritanishme dhe potencoi nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Ai mes tjerash nënvizoj se ATK ka nevojë që të rris kapacitetet e saj në disa fusha të caktuar, të cilat kanë rol kyç në realizimin e objektivave të përcaktuara.
FMN ka përkrahur ATK-në në të gjitha fazat e zhvillimit të saj. /Telegrafi/