Site icon Telegrafi

FMN: Ulja e produktivitetit në punë kërcënon standardin e jetës

BANGUI, CENTRAL AFRICAN REPUBIC - JANUARY 25: In this handout photo provided by the International Monetary Fund, International Monetary Fund (IMF) Managing Director Christine Lagarde speaks at the National Assembly on January 25, 2017 in Bangui, Central African Republic . (Photo by Stephen Jaffe/IMF via Getty Images)

Presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde bëri thirrje të hënën për marrjen e masave për të rritur produktivitetin në punë.

Ajo paralajmëroi se ulja e vazhdueshme e produktivitetit kërcënon rritjen e standardit të jetesës së qytetarëve, e madje rrezikon stabilitetin ekonomik e shoqëror.

Lagarde i bëri këto komente gjatë publikimit në Institutin Amerikan të Sipërmarrjes në Uashington të raportit më të fundit studimor të FMN-së mbi produktivitetin global. Sipas këtij raporti, ndikimi negativ i krizës financiare të vitit 2008 është më i rëndë sesa mendohej më parë.

Në raport thuhet se plakja e popullsisë, ngadalësimi i rritjes së tregtisë dhe veçanërisht pasojat e krizës financiare janë faktorët që ndikojnë negativisht mbi produktivitetin global.

Për të trajtuar pasojat e krizës financiare, Lagarde u bëri thirrje qeverive të vendeve të ndryshme të marrin masa për të nxitur gjallërinë e sipërmarrjeve, si pakësimi i pengesave lidhur me konkurrencën, shtimi i investimeve në arsim, ofrimi i stimujve për kërkim-zhvillimin etj.

Ajo u shpreh gjithashtu se vendet duhet të nxitin tregtinë e lirë dhe të ndihmojnë në integrimin e emigrantëve në shoqëri. /Telegrafi/

Exit mobile version