Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se lufta tregtare midis ShBA-së dhe Kinës rrezikon ta bëjë botën një “vend më të varfër dhe më të rrezikshëm” në vlerësimin e tij të fundit për ekonominë globale.
FMN-ja e ka ulur parashikimin e vet për rritjen globale sivjet dhe vitin e ardhshëm.
Rritja ekonomike globale tani pritet të arrijë në 3.7 % në vitet 2018 dhe 2019, nga 3.9% që ishte parashikimi i mëparshëm i FMN-së në korrik.
FMN-ja shprehet se një luftë e plotë tregtare midis ShBA-së dhe Kinës do të pengonte ndjeshëm rimëkëmbjen ekonomike.
Kryeekonomisti i FMN-së, Maurice Obstfeld, thotë se pengesat e mëtejshme tregtare do të godasin familjet, bizneset dhe ekonominë në përgjithësi.