Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se ekonomia botërore është tkurrur pasi huadhënësi ka shkurtuar parashikimin e saj të rritjes për herë të parë në më shumë se dy vjet, duke fajësuar përshkallëzimin e tensioneve tregtare dhe streseve në tregjet në zhvillim.
Në prag të takimeve të tij vjetore në Bali të Indonezisë, FMN parashikoi një zgjerim botëror prej 3.7 për qind këtë vit dhe tjetri, poshtë nga 3.9 për qind të parashikuar tre muaj më parë dhe ishte rënia e parë që nga muaji korrik 2016.
Ndërsa, ekonomia botërore është ende në rrugën e duhur për të arritur ritmin e vitit të kaluar, që ishte më i fuqishmi që nga viti 2011, perspektiva e re sugjeron se performanca e përgjithshme është ndikuar nga lufta tregtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe nga dobësitë në rritje në tregjet në zhvillim nga Brazili në Turqi, përcjell Telegrafi.
“Rreziqet ndaj perspektivës botërore janë rritur në tre muajt e fundit dhe anojnë te dobësitë”, thekson FMN.
Kërcënimet përfshijnë një ndezje të mëtejshme të luftës tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve si Kina, si dhe një rritje më të mprehtë se sa pritej në normat e interesit, gjë që do të përshpejtojë ikjen e kapitalit nga tregjet në zhvillim. /Telegrafi/