Telegrafi

FMN takon opozitën për rishikimin e buxhetit

Qeveria është duke përgatitur drafin për rishikimin e buxhetit dhe në korrik do ta paraqesë për miratim në Parlament. Bëhet fjalë për një rialokim të fondeve, por edhe shkurtim të disa shpenzimeve.

Misioni i FMN-së zhvilloi të hënën paradite një takim me dyer të mbyllura me anëtarët e maxhorancës në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme.

Vizita e misionit të FMN-së në Shqipëri, do të përfundojë të mërkurën, kur zoti Gerwin Ball, së bashku me ministrin e Financave, Ridvan Bode, e Guvernatorin e Shqipërisë, Ardian Fullani do të japin një konferencë të përbashkët. Në konferencë misioni i FMN-së pritet të japë rekomandimet dhe opinionet, sa i përket politikave ekonomike që ka ndërmarrë qeveria dhe rishikimit të buxhetit, raportoi BW./Telegrafi/