Telegrafi

FMN: Shumë ekonomi të përparuara do të kenë rënie në vitin 2009

Në raport thuhet se shumë ekonomi të përparuara do të kenë rënie vitin e ardhshëm, me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën të goditura nga kushtet e shtrëngimit të kreditimit dhe rënia e besimit të konsumatorëve. Rritja e Kinës parashikohet të zvogëlohet nën 10 përqind këtë vit, dhe të jetë 8 presje 5 përqind vitin e ardhshëm.

Raporti thotë gjithashtu se veprimet globale për të mbështetur ekonominë mund të përmirësojnë rritjen. FMN-ja thotë se do të duhet kohë që përpjekjet për mbështetjen e ekonomisë të funksionojnë, por parashikon se mëkëmbja do të fillojë në fund të vitit 2009./WOA/