Telegrafi

FMN: Shqipëria në krizë, papunësia do rritet

Sipas Bell, viti që sapo kemi nisur do të jetë i vështirë për konsumatorët shqiptarë, bizneset ne investimet e tyre, për sistemin e kredive dhe të një sërë faktorëve të tjerë ekonomik.

Shefi i FMN-së për Shqipërinë i ka kërkuar qeverisë që të marrë masa, ku disa prej tyre janë ato që të kanë të bëjmë me “mbushjen” e deficitit buxhetor.

“Për deficitin buxhetor të përdoren të ardhurat nga privatizimet”-theksoi Bell, duke i kërkuar qeverisë që të ndërmarrë politika të matura në këtë drejtim. Bell bëri thirrje që të mos përdoret fondi i kontigjencës.

Shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka kërkuar të ndërmerren politika afatgjata për të përballuar krizën. Për sa i përket rritjes ekonomike këtë viti, Bell nuk ka dhënë asnjë shifër.

“S’mund të japim shifra për rritjen ekonomike gjatë këtij viti, por theksojmë se ka ngadalësim në rritjen ekonomike”-i është përgjigjur ai pyetjeve të gazetarëve. /Balkanweb/