Telegrafi

FMN: Shqipëria, në krizë ekonomike

"Për 2009-ën, në nëntor thamë se rritja ekonomike do të ishte 3.5 apo 4%. Tani na duhet ta ulim këtë shifër shumë më tepër për shkak se ekonomia botërore është përkeqësuar kaq shumë muajt e fundit", është shprehur Bell.

"Ulja e ndjeshme e kreditimit apo shtrëngimi i kreditimit që po ndodh tani është serioz. Ulja e aktivitetit ekonomik mund të sjellë pakësim të mëtejshëm të grumbullimit të taksave. Janë këto dy aspekte të tjera që po i shohim dhe i kemi identifikuar si rreziqe”, shtoi ai.

Bell ka kritikuar edhe masat e marra nga Banka e Shqipërisë për uljen e normës së interesit, duke e cilësuar këtë veprim si të vonuar.

“Pas ngjarjeve të tetorit kishte një farë hezitimi nga ana e depozituesve shqiptarë në atë se si do t’i mbanin kursimet e tyre në bankë dhe ne fakt disa i tërhoqën. Banka e Shqipërisë veproi kur u stabilizua besimi. Por a do të jetë e mjaftueshme ajo për të nxitur kreditimin? Do të na duhet të presim”, tha ai.

Drejtori i FMN-së për programin me Shqipërinë i bëri thirrje qeverise shqiptare të mos vijojë me planet për shkurtimin e taksave për të ndikuar më pas në deficitin buxhetor.

“Nuk mendoj se qeveria ka hapësirë për të bërë shkurtim taksash. Mbështetja që qeveria mund të japë tani për ekonominë është të jetë në gjendje të funksionojë pa probleme. Qeveria ka rënë dakord të shkurtojë deficitin buxhetor nën 4 përqind të GDP-së, dhe nuk mund ta shtojë deficitin me shkurtimin e taksave”, tha Bell.

Ai është shprehur i hapur për një bashkëpunim të ri me qeverinë shqiptare, duke sjell shembullin e Serbisë dhe Hungarisë, vende që i janë kthyer sërish bashkëpunimit me FMN-në për të kaluar sa më lehtë pasojat e krizës financiare.