Telegrafi

FMN sërish vërejtje Qeverisë

Klan Kosova ka raportuar se FMN-ja ia ka tërhequr vërejtjen Qeverisë së Thaçit në lidhje me beneficionet e mundshme për kategoritë e dala nga lufta. Në një letër dërguar Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, FMN-ja ka kërkuar nga Qeveria që të mos zotojë asnjë mjet për kategoritë e luftës.

Raportohet po ashtu se FMN-ja ka kërkuar edhe ndryshimin e Ligjit të ri për veteranët. /Telegrafi/