Site icon Telegrafi

FMN: Rritje ekonomike më e madhe me administratën e Trumpit

Pedestrians walk past the International Monetary Fund headquarters' complex in Washington Sunday, May 2, 2010. A senior International Monetary Fund official says the IMF's executive board is meeting in Washington to consider how much aid to grant Athens under a massive rescue loan package. (AP Photo/Cliff Owen)

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), e ka lënë të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike globale, por u shpreh me tone optimiste për SHBA-në për një “rimëkëmbje financiare” më të madhe në administratën e ardhshme Trump.

”Pasi u regjistrua në nivelin 3.1 për qind në 2016, Produkti i Brendshëm Bruto botëror pritet të rritet në +3.4 për qind këtë vit dhe +3.6 për qind në 2018”, njoftoi në raportin e saj të fundit Fondi Monetar Ndërkombëtar, që vijon të paralajmërojë kundër përpjekjes “proteksioniste” në SHBA apo në Evropë.

FMN-ja lëshoi gjithsesi një mesazh të qartë inkurajues ndaj administratës së ardhshme amerikane, ku na ndajnë vetëm pesë ditë nga emërimi zyrtar i Donald Trump.

Ekonomia e parë botërore konstaton në një farë mënyrë parashikimet e saj me rritje në 0.1 pikë këtë vit duke u pozicionuar në 2.3 për qind, si dhe me 0.4 pikë në 2018 në 2.5 për qind, në raport me parashikimet e mëparshme të publikuara tre muaj më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version