Site icon Telegrafi

FMN: Rritja e GDP-së në Kinë do të jetë nga 6.5 në 7.5%

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka lëshuar një parashikim të ri, ku thuhet se rritja e GDP-së në Kinë do të shkojë nga 6.5 në 7.5 për qind këtë vit.

Kryeekonomisti i FMN-së, Maurice Obstfeld i tha këto në bazë të raportit të fundit të FMN-së mbi Ekonominë Botërore.

“Ekziston transformimi i Kinës, ekonomia po ribalancohet nga eksportet dhe investimet publike drejt konsumit, nga prodhimi drejt shërbimeve, kjo është e shëndetshme dhe e nevojshme për periudhën afatgjatë”.

Zëvendësshefi i departamentit të kërkimeve pranë FMN-së Gian Maria Milesi-Ferretti tha se ngadalësimi në Kinë është një fenomen që duhet të ndodhë. /Telegrafi/

Exit mobile version