Telegrafi

FMN: Rritja e çmimit të naftës rrit ekonominë

Në një raport të FMN-së thuhet se ekonomia e këtyre rajoneve pritet të rritet me 4.2 për qind këtë vit dhe me 4.8 për qind deri në vitin 2011.

Raporti ia dedikon rritjen ekonomike kryesisht prodhimit të naftës në rajon, që pritet të arrijë në 26 milionë fuçi në vit në vitin 2011.

Në raportin e FMN-s- theksohet se pjesa më e madhe suficitit tregtar të rajonit do të realizohet nga të ardhurat e naftës nga prodhuesit e Gjirit Persik.

Por raporti i FMN-së u bën thirrje të gjitha vendeve të rajonit të përpiqen më tepër për diversifikimin e ekonomive të tyre dhe të tregohen më të kujdesshëm për politikat monetare, që mund të çojnë në inflacion. /Telegrafi/