Site icon Telegrafi

FMN rishikon marrëveshjen me Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Republikën e Kosovës, Jacques Miniane, i cili ndodhet në mision për rishikimin e implementimit të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe FMN-së.

Duke folur për zhvillimet ekonomike në Kosovë, kryeministri Mustafa, e njoftoi për progresin që po arrihet, për performancën pozitive fiskale, stabilitetin financiar, treguesit pozitiv në ekonomi, si dhe ecurinë e proceseve tjera ekonomike në vend.

Kryeministri Isa Mustafa po ashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës gjatë kësaj periudhe për ecurinë pozitive të programit të Kosovës me FMN-në.

Shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Jacques Miniane, vlerësoi lartë përkushtimin dhe rezultatet e Qeverisë së Kosovës në raport me zbatimin e marrëveshjes me FMN-në.

Miniane, po ashtu, përgëzoi Qeverinë e Kosovës për progresin që po bën në avancimin e sistemit të prokurimit publik.

Gjatë takimit, është biseduar edhe për të hyrat dhe shpenzimet, me ç ‘rast është vlerësuar lartë performanca e Qeverisë në këtë drejtim, si dhe për projeksionet buxhetore të vitit 2016 dhe aspektet e tjera që lidhen me zhvillimin ekonomik, stabilitetin financiar dhe reformat fiskale në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version