Telegrafi

FMN: Rimëkëmbja e ekonomisë se SHBA, në fund të 2009

Në një interviste për shtypin spanjoll ai tha se ekziston mundësia që ekonomia e SHBA-së të marrë veten në fund të vitit të ardhshëm, ose ne fillim të 2010.

Strauss-Kahn e bazoi këtë pikëpamje në hipotezën se tregu i banesave ka rënë shumë dhe si pasojë reagon ndaj stimujve fiskalë, por shtoi se mundësia për rikuperim është e mbushur me pasiguri.

Rimëkëmbja nuk është e sigurt, sepse vazhdon ulja e çmimeve. Sipas ish ministrit francez, Strauss-Kahn, fillimisht duhet rikthyer stabiliteti dhe besimi në tregjet kombëtare financiare. Ai kritikoi qeveritë se nuk po sigurojnë stimuj ekonomikë për të rritur besimin e konsumatorëve.