Telegrafi

FMN: Rimëkëmbja e ekonomisë globale delikate

Sipas një studim të FMN-së, i cili vë në dukje se problemet në sektorin bankar tregojnë se qeveritë duhet të marrin masa të ngadalshme e të kujdesshme para se të tërheqin mbështetjen për institucionet financiare.

Në studim bëhet thirrje edhe për sqarimin e rregullave të reja që kanë të bëjnë me kontrollin e sistemit financiar.

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha gjithashtu se kriza e borxheve në Evropë ngadalësoi rimëkëmbjen ekonomike, madje paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara përballen me probleme të vazhdueshme në tregun e shtëpive dhe në nivelin e papunësisë.

Ndërsa ekonomitë e zhvilluara përballen me vështirësi, studimi vë në dukje se zhvillimi në ekonomitë e reja është veçanërisht i fuqishëm.

Raporti rutinë i Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi stabilitetin ekonomik publikohet ndërkohë që udhëheqësit e Bankës Botërore dhe FMN-së mblidhen këtë javë në Uashington me zyrtarë nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar reformat financiare, zhvillimin ekonomik dhe çështje të tjera. /Telegrafi/