Site icon Telegrafi

FMN: Për rimëkëmbje të plotë duhen ndryshime

Në një raport të lëshuar nga FMN, këshilltari ekonomik në këtë fond, Olivier Blançard ka thënë se rënia e shpejtë ekonomike, më e keqja në shtatë dekada, ka lënë vrragë të “thella” financiare, të cilat do të prekin furnizimet dhe kërkesat për vite.

Raporti thotë se rimëkëmbja e qëndrueshme globale do të kërkojë nga ekonomitë, që aktualisht kanë konsumim të madh të prodhimeve, si SHBA-të, të rifokusohen në rritjen e eksporteve të tyre, ndërsa nga ekonomitë aziatike, si Kina, të ndërmarrin hapa për inkurajimin e qytetarëve, që të shpenzojnë më tepër dhe të rrisin kërkesat për eksport. /rel/

Exit mobile version